Një skenë komike ka ardhur nga rrjeti social që administrohet nga ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga.
Megjithëse ishte e pranishme në stadiumin “Fadil Vokrri” për të parë ndeshjen që “dardanët” do të zhvillonin ndaj Ishujve Faroe, Jahjaga kishte pak njohuri rreth emrit të kundërshtarit.
Nëpërmjet një postimi në “Instagram”, ish-presidentja ka postuar një foto nga stadiumi duke shkruar ne të se Kosova ishte duke u përballur me Azerbajxhanin. /Shqipëria.ch/