You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Kosovare Asllani shkakton panik, barrela dhe eliminimi që në Suedi u kalua me lutje

Kosovare Asllani shkakton panik, barrela dhe eliminimi që në Suedi u kalua me lutje

Në Botërorin e femrave, Suedia është eliminuar në gjysmëfinale nga Hollanda me rezultatin 1-0, ndërsa goli ka ardhur në minutën e 99. Koha e rregullt nuk prodhoi gola dhe histori, ndërsa gjithçka u vendos në shtesë.

Por i gjithë ky eliminim i hidhur ka kaluar pa shumë rëndësi në Suedi, pas panikut të ardhur në minutën e fundit dhe lutjet e shumta që shkuan për protagonisten. Lojtarja me origjinë shqiptare që është edhe ylli i asaj Kombëtare, Kosovare Asllani, ka rënë menjëherë në tokë pas një dueli në ajër.

Topi ka goditur nga afër fytyrën e Asllanit, që ka marrë një dëmtim shumë serioz në qafë. Do të duhej ardhja e barrelës për ta larguar nga fusha e lojës, ndërsa menjëherë ka mbërritur në spital. Situata ishte shumë serioze dhe kjo dukej lehtësisht kur lojtarja shqiptare reagoi me vonesë momentin e parë, pasi ra në tokë. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top