Kosova U-21 thuajse i ka të mbyllura llogaritë në grupin e pestë mbrëmjen e sotme. Djemtë e udhëhequr nga trajneri Pekrazi janë ndalur në një barazim me Irlandën.
Goli për “dardanët” e mendoi talenti Floret Hasani. Mesfushori i cili aktivizohet në Hungari tek DVTK zhbllokuar takimin në pjesën e dytë pas minutës së 19′. Atëherë kur gjithçka dukej nën ecurinë e duhur, Irlanda shënon tetë minuta nga fundii kohës së rregullt.
Në nëntë ndeshje 21-vjeçarët kanë grumbulluar 12 pikë teksa presin të luajnë edhe ndeshjen e fundt ndaj Izraelit. Logjikisht Kosova i ka mbyllur hesapet, duke qenë se Irlanda ruan vendin e dytë me 14 pikë si dhe dy ndeshje më pak. Ndërsa kreu ruhet nga të rinjtë e Gjermanisë me 16 pikë në shtatë ndeshje. /Shqipëria.ch/