You are here
Home > Kombëtarja > Kosova, tani “PO”! Italianët i bëjnë jehonë, i prezantojnë talentet e tyre me shqiponja

Kosova, tani “PO”! Italianët i bëjnë jehonë, i prezantojnë talentet e tyre me shqiponja

Me plot gojën mund të themi se Kosova ka gjetur ritmin e duhur që kërkonin të gjithë dhe për këtë gjë ka meritë zviceriani Shaland. Më në fund elementet që ka në përbërje kjo përfaqësuese, po fillojnë të japin rezultatin e shumëpritur.

Në ndeshjen e pestë rradhazi, dardanët nuk kanë pësuar ende asnjë gol. Sfidën e fundit ata e fituan me rezultatin e pastër 2 me 0 kundër Ishujve Faraoe, një fitore kjo në stadiumin e inaguruar “Fadil Vokrri” të Prishtinës.

Kjo fitore e Kosovës, megjithëse ndaj një kundërshtari modest, ka tërhequr vëmendjen edhe të italianëve. Do të ishte i mirënjohuri “Ganlucia Di Marzio”, i cili do t’I kushtonte një artikull këtij realiteti të ri, duke njoftuar rriten e saj në futbollin europian.

Gjithashtu në të veçohen edhe disa talente të mëdha të kësaj skuadre, si Zeneli, Celina, Rashica, Zhegrova apo edhe Nuhiu. Prezantimi i tyre? E thjeshtë, foto përmban shumë simbolikë, me shqiponjë si për të treguar rrënjët e tyre. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top