Meritan Shabani u kthye në çështjen më të diskutuar në kohën e fundit, teksa Kosova dhe Shqipëria janë në një tjetër duel për të marrë shërbimet e këtij futbollisti.
Flitet për një talent të vërtet, e jo nga ata që shpeshherë mediat në Shqipëri i fryejnë edhe në një mënyrë të tepërt. Shabani është gjithmonë një zgjedhje e parë, edhe nëse flitet për një gjigand si Bajerni i Mynihut.
Trajneri Kovac do të bëj një revulcion në ndeshjet e para të kampionatit, për të mos luajtur me futbollistët e tij më të mirë. E ka bërë këtë shumë herë Bajerni dhe tifozët e tyre i dinë më së miri vuajtjet, pasi shpeshherë i kanë parë yjet e tyre më shumë të dëmtuar, sesa në fushën e lojës.
Sipas mediave gjermane, tashmë me këtë vendim të ri, Meritan Shabani është zgjedhja e parë për t’u marrë në skuadër si talenti më premtues, por duke pasur shanse të mëdha edhe për futjen në formacion. /Shqipëria.ch/