You are here
Home > Kryefaqja > Kosova publikon listën për ndeshjet e tetorit, Kastrati dhe Challlandes gjejnë gjuhën e përbashkët

Kosova publikon listën për ndeshjet e tetorit, Kastrati dhe Challlandes gjejnë gjuhën e përbashkët

Kosova ka publikuar listën zyrtare për dy ndeshjet e radhës që do të kenë dardanët kundër Gjibraltarit dhe Malit të Zi. Përballja e parë do të jetë miqësore, ndërsa me Malin e Zi do të jetë për kualifikueset e Europianit.

Nëse shohim me vëmendje listën e dardanëve, duken të njëjtat emra dhe pa shumë ndryshime. Por nga lista e fundit, sigurisht që ka më tepër cilësi. Më së shumti bëhet fjalë për rikthimin e Milot Rashicës, që la pas dëmtimin me Dortmundin.

Gjithashtu edhe Herolind Shala do të jetë gati për Kosovën, ndërsa debati i hapur i trajnerit Shaland dhe Lirim Kastrati është mbyllur dhe gjendet në listë. Mesa duket këtë herë menaxheri i lojtarit nuk e ka telefonuar teknikun zviceran për t’i kërkuar minuta dhe siguri.

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top