You are here
Home > Basketboll > Kosova nuk është më e jona! Në Serbi “masakrojnë” sportistin e tyre: Kalo si myslyman!

Kosova nuk është më e jona! Në Serbi “masakrojnë” sportistin e tyre: Kalo si myslyman!

Kur dëgjohet emri i Nikola Kaliniç, të gjithëve u shkon ndërmend sulmuesi kroat, që aktualisht është pjesë e Atletiko Madridit. Por këtë herë nuk bëhet fjalë për futbollist, por për një basketbollist. Kaliniç është një lojtar basketbolli me kombësi serbe që luan me Fenerbaçen dhe njëkohësisht me kombëtaren serbe të basketbollit.

Në pak ditë, ai është kthyer në një personazh i urryer në Serbi, pasi para pak kohësh, në një intervistë të tij, deklaroi se Kosova nuk është më pjesë e Serbisë dhe kjo gjë është fakt i kryer prej dekadash. Pikërisht kjo deklaratë e tij, ka bërë që me mijëra serbë t’i vërsulen sportistit në fjalë, madje duke kërkuar edhe largimin e tij nga kombëtarja serbe e basketbollit.

Disi absurd ky reagim, pasi Kaliniç ka vënë në dukje një të vërtetë të madhe, por sigurisht që kombësia e tij serbe nuk ia lejon të pohojë një gjë të tillë. Në një menyrë a një tjetër, duan apo nuk duan serbët, kohën që po jetojmë, Kosova tashmë është një shtet më vete, të cilën e njohin thuajse e gjithë bota.

Nëse flasim për reagimet në “Twitter” për Kaliniç, situata ka arritur deri aty aqsa tifozët serbë shprehen se po përgatisin “ferrin” për të, duke i kërkuar gjithashtu edhe të ndërrojë fenë, për të kaluar në atë islame.

Tashmë nuk ka rëndësi nëse një lojtarë me origjinë serbe e pranon publikisht apo jo, por sot, dardanasit kanë përfaqësuesit e tyre në çdo lloj sporti që mund të ekzistojë dhe populli serb publikisht apo jo, duhet ta pranojë këtë fakt. /Rexhino Begolli- Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top