
Futbolli në Kosovë është duke përparuar gjithmonë e më shumë, teksa investimet e mëdha kanë dhënë edhe frytet e tyre të para.
Megjithatë përtej pjesës së investimeve dhe menaxhimit të këtij sporti, për të arritur majat në Europë, ka nevojë edhe për një mëndësi të re, ndryshe nga kjo e trevave shqiptare. Në klube në të cilat shkarkohen trajnerë vetëm pas vetëm disa dështimeve, kur e kanë treguar veten se tyre se mund të fitojnë gjithçka, është më shumë sesa një hap mbrapa.
Kjo ndodhi sot me trajnerin kampion të Dritës, Bekim Isufi. Njeriu që fitoi gjithçka në sezonin e shkuar, duke ia dalë në Superkupën e Kosovës, por edhe në titullin kampion, e sheh veten në mes të katër rrugëve. Arsyeja? E thjeshtë. Pas tre humbjesh të pësuara radhazi, Isufi nuk mund të pranonte më presionin e tifozëve duke u larguar nga drejtimi i skuadrës. /Shqipëria.ch/