You are here
Home > Futboll Bota > Kosova ndërpret stërvitjen, në Bullgari i presin me kore raciste: Vdekje për shqiptarët!

Kosova ndërpret stërvitjen, në Bullgari i presin me kore raciste: Vdekje për shqiptarët!

Pas barazimit 1-1 në transfertën e Podgoricës ndaj Malit të Zi, përfaqësuesja e Kosovës ka udhëtuar drejt Sofjes. Një tjetër transfertë e vështirë i pret dardanët ndaj Bullgarisë mbrëmjen e 10 Qershorit. Djemtë e Shaland barazuan në Prishtinë ndaj bullgarëve duke e bërë edhe më të vështirë ndjeshjen e kthimit.

E sikurse mos të mungonte vetëm kriza për rezultat, dardanët tashmë duhet të përballen edhe me gjestet antisportive. Në kryeqytetin bullgar teksa përfaqësuesja e Kosovës ishte duke zhvilluar senacën stërvitore të ditës, një grup tifozësh janë afruar pranë ambjentit sportiv dhe kanë nisur koret rraciste; Vdekje për shqiptarët, vdekje për shqiptarët! Sipas asaj çka raporton “Super Sport Kosva”, trajneri Shaland ka ndërprerë menjëherë stërvitjen duke mos lejuar që lojtarët e tij të bien pre e presionit psikologjik.

Nuk është hera e parë që përfaqësuesja e Kosovës përfshihet nga koret raciste. Më herët vendet pro serbe si Mali Zi, Maqedonia apo edhe vet fqinjët serbë kanë shënjestruar me kore të vazhdueshme shqiptarët. Situata politike nuk anashkalohet as në fushën e blertë, përkundrazi, aty e shohin si vendin ideal për kore raciste ndaj shqiptarëve. Kosova ndodhet në vendin e tretë me 2 pikë në po aq ndeshje. Një fitore e mundëshme në transfertën e 10 Qershorit do të rriste shancet për të prekur vendin e dytë i cili ndodhet vetëm një pikë larg./Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top