
Kosova ka arritur të fitojë takimin e sotëm përballë Ishujt Faroe, falë golave të Nuhiut dhe Zeneli. Ashtu siç edhe pritej, “dardanët” nuk kishin rivalë në këtë mbrëmje, pavarësisht mbylljes së pjesës së parë në një barazim pa gola.
Zeneli do të ishte i pari që do të gjente rrugën e rrjetës me fillimin e pjesës së dytë, ndërsa pak minuta më vonë, Nuhiu do të mbyllte historikun e takimit. Duke llogaritur edhe barazimin në transfertë, që futbollistët e Shaland arritën ndaj kundërshtarit më të vështirë, Azerbajxhanit, tashmë shanset që Kosova të dalë nga grupi janë shtuar së tepërmi.
Kjo është ndeshja e 5 në drejtimin e Shaland dhe në të gjitha rastet, “dardanët” ende nuk e njohin shijen e humbjes. /Shqipëria.ch/
- 1Ujkani (GK)(C)
- 3Aliti
- 5Shala
- 6Kryeziu
- 7Rashica
- 8Avdijaj
- 10Zeneli
- 13Rrahmani
- 15Vojvoda
- 17Kololli
- 21Nuhiu
90′ Përfundon takimi. Kosovë-Ishujt Faroe 2-0.
55′ GOOOL! Nuhiu mbyll takimin. Kosova shënon të dytin.
50′ GOOOL! Zeneli zhbllokon rezultatin. 1-0 Kosova
45′ Myllet takimi në “Fadil Vokrri” me rrjeta të pa prekura. Kosova më kërkuese në këtë pjesë por pa rezultat final.
9′ Super koreografi nga ana e tifozerisë së Kosovës kushtuar legjendës së futbollit venda, FADIL VOKRRI.
20:45 1′ Starton takimi me Kosovës dhe Ishujve Faroe. Topi parë për miqtë
20:05 Armend Dallku në një intervistë me Super Sport: Më në fund po kthemi të luajmë në shtëpi pas gjithë atyre ndeshjeve të luajtura jashtë (në Shkodër) formacioni është i mire dhe shpresojë fitore.Dallku do të jetë në komentim.
20:00 Lojtarët zbresin nga autobuzi. Gati stërvitja e nxhehmjes para nisjes së takimit.