You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Kosova me “huqet” e Shqipërisë, flet trajneri e njohur: Kush e solli këtë arbitër? Këtu nuk ka futboll

Kosova me “huqet” e Shqipërisë, flet trajneri e njohur: Kush e solli këtë arbitër? Këtu nuk ka futboll

Në IPKO Kosova ka shumë futboll, e po aq shumë huqe të Shqipërisë. Gjyqtarët dhe sulmet ndaj tyre në kampionatin shqiptar kanë qenë të shpeshta gjatë sezoneve të fundit, aqsa lojtarët duhet të ndihen disi “xheloz” pasi u merrte vendi i protagonizmit.

Këtë herë një zakon i tillë vazhdon në Kosovë,  teksa në humbjen e Ferizajt ndaj Trepça 89, do të ishte trajneri i njohur, Tovërlani ai që do të dërgonte akuza drejt gjyqtarit, duke shkuar deri aty sat ë shprehet se nuk ka futboll në Kosovë.

“Më falni por nuk e pasket parë ndeshjen nga fillimi fare. Gjyqtari na dëmtoi nga minuta e parë. Kush janë ata që e analizojnë këtë gjyqtar? I kam treguar kryetarit të FFK-së dhe gjyqtarëve se këta gjyqtarë që gabojnë do t’ua hanë kokën.

Këtu s’ka futboll, po e mashtrojmë vetveten. Gjyqtari nuk na lejoi as që të luajmë futboll. Fatkeqsisht Trepça 89 ka ardhur në një pozitë që të fitojë ndeshjen me ndihmë të gjyqtarëve”, përfundoi Tovërlani. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top