Kosova nuk u mjaftua vetëm me kreun e grupit e tretë të Ligës D. Dardanët nën drejtimin e Shaland arritën një paraqitje të jashtëzakonshme sa i përket lojës së bukur ndeshje pas ndeshje. Kosova veç të tjerash ishte ekipi me më më shumë gola të realizuar. Plot 15 festime shoqëruan dardanët në këtë aventurë, si askush tjetër. Madje pas susksesit të Kosovës mbeti Zvicra me 14 gola si dhe Spanja ndjekur me 12 gola.
Ekipet e tjera të Ligës së Kombeve nuk harxhuan shumë energji duke u mjaftuar edhe vetëm me golin e fitores. Arbëe Zeneli ishte këpuca e artë për Kosovën me 4 gola, ndjekur nga Kololli me 3 si dhe Rashica, Muriqi dhe Avdiaj me nga 2 gola. Një statistikë e tillë i jep më tepër besim trajnerit Shaland si dhe ecurisë së ekipit. Ndërsa në vija të përgjithshme, Kosova arriti këto rezultate sa i përket të dhënave në gjashtë ndeshje./Shqiperia.ch/
Pikë: 14
Fitore: 4
Barazime: 2
Humbje: 0
Gola të shënuara: 15
Gola të pranuara: 2
Posedimi: 56 % (mesatar)
Goditje: 74 (33 në portë)
Pasime: 2971 (2446 të sakta)
Saktësia e pasimeve: 80 % (mesatar)
Faula të shkaktuara: 68
Faula të fituara: 86
Kartona të verdhë: 6
Kartona të kuq: 0