Një ndër afrimet më të reja të përfaqësueses së 21-vjeçarëve të Kosovës është edhe Veron Shala, teksa lojtari është pjesë e ligës së parë të kampionatit slloven me skuadrën e Triglav.
Shala është vetëm 20 vjeç ku pak kohë më parë ka qenë pjesë e Kombëtares së Sllovenisë U-18, ku me këta të fundit ka zhvilluar edhe 2 ndeshje. Mesa duket pak nga pak dardanasve po i rikthehen talentet e saj, që më parë kanë qënë pjesë e Kombëtareve të ndryshme, ndonëse shumë pak veta i njohin emrat e ardhur së fundmi.
Veron Shala ka rolin e një qëndërmbrojtësi, teksa tek dardanasit U-21 mund të jetë një afrim tepër cilësor, pasi tek kjo përfaqësuese janë shfaqur shumë probleme përsa i përket pjesës mbrojtëse, ku duket se gjërat çalojnë së tepërmi./Shqiperia.ch/