You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Kosova ka halle të tjera me tifozët, Ademi: Jemi 2 milionë banorë, jo të gjithë e kanë fatin e biletës

Kosova ka halle të tjera me tifozët, Ademi: Jemi 2 milionë banorë, jo të gjithë e kanë fatin e biletës

Të kesh një biletë në dorë për ndeshjen e Kosovës këto kohë, mund të konsiderohesh si një njeri me fat. Nuk është aspak e ekzagjeruar, por e vërteta që na vjen nga “dardanët”, e pohuar edhe nga kryetari i FFK-së, Agim Ademi.

Në një prononcim për “Express Intervistën” në KTV, Ademi është shprehur se është e pamjaftueshme sesi një shtet me 2 milionë banorë, të ketë një stadium me 12 mijë stola, duke e konsideruar si një fat për çdo person, pajisjen me një biletë.

“Jo të gjithë kanë fatin ta marrin një biletë. Është i pamjaftueshëm stadiumi. Është e pamjaftueshme që një shtet me 2 milionë banorë të ketë një stadium me 12 mijë ulëse

E kemi filluar çështjen me sistemin online. Kërkon kohë. Nuk do të ketë radha dhe shtyrje, por do të jenë të njëjtat bileta dhe do të jetë i njëjti stadium. Lus për durim, lus edhe ata që nuk kanë biletë që të jenë tifozë të përfaqësueses”, u shpreh Ademi. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top