You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Kosova ka 120.000 kërkesa për bileta në miqësore, por me një llogaritje të çuditshme

Kosova ka 120.000 kërkesa për bileta në miqësore, por me një llogaritje të çuditshme

Interesimi i madh për bileta në Kosovë vazhdon edhe në ndeshjet miqësore. Një shifër e frikshme ka dalë edhe për takimin ndaj Danimarkës, atje ku sipas kompanisë përgjegjëse për shitjen e biletave, “ALT C4”, ka pasur deri në 120.000 interesime.

Pra një interesim përtej imagjinatës, për një ndeshje të thjeshtë miqësore që do të zhvillojë në ditën e sotme. Por brenda këtij numri, ka edhe një llogaritje të çuditshme. Duke e shpjeguar më saktësisht për “Zëri.info”, kompania në fjalë shprehet se trefishon gjithmonë numrin e kërkesave për bileta.

Kështu, çdo tifoz ka të drejtë të blejë deri në 3 bileta. Për takimin ndaj Danimarkës ishin 40.000 tifozë që shpallën kërkesën e tyre për t’u pajisur me biletë, ndërsa kompania del në numrin tjetër, duke marrë parasysh se çdokush prej tifozëve do të marrë numrin maksimal të biletave, pra 3 të tilla. Sigurisht që mbetet edhe kjo një shifër e lartë, për një takim përgatitor. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top