
Përfaqësuesja e Kosovës në mars luan për ëndrrën europiane të “Euro2020”. Pas triumfit në “Ligën e Kombeve”, dardanët kanë shansin e artë të kualifikohen direkt pasi të luajnë dhe fitojnë njëkohësisht dy ndeshje. Tek Federata kanë nisur punimet për të siguruar të gjita normat që UEFA kërkon. Sistemi VAR është një nga risitë që stadiumet Kosovës do të disponojnë. Ekipi i punës ka nisur menjëherë instalimit për të ofruar mundësinë e përdorimit në mars. Lajmi është konfirmuar për Sportin në KTV nga sekretari i Federatës, Eroll Saliu.
“Ideale që të përdorim VAR-in në ndeshjet e arenës ndërkombëtare. Nuk besoj se kushton shumë dhe jemi në fillimet. Akoma më mirë do të ishte nëse VAR-i do të përdorej edhe në ndeshjet e Superligës kosovare. Federata ka potencialin e duhur që ta aplikojë menjëherë sistemin VAR”, u shpreh sekretari i Federatës së Kosovës.
Më pak miqësor me këtë lajm janë treguar disa analistë sportivë në Kosovë. Sipas mediave të shkruara vendase, si fillim nga analistët është kërkuar që stadiumet të kenë ujë të ngrohtë në dushet e futbollistëve. Sipas tyre nevoja për komoditetin e lojtarëve është më e rendësishme se vendosja e teknologjisë./Shqiperia.ch/