
Kosova është ekipi më i mirë në Ligën D të “Ligës së Kombeve”. Ata jan përfaqësuesja që me statistikat e muajve të fundit janë shumë më mirë se përfaqëseset e tjera. Në gjashtë ndeshje e fundit (miqësore dhe zyrtare) ata kanë grumbulluar 5 fitore dhe vetëm një barazim. Ndërsa në grupin e tretë të Ligës D, dardanët gjenden në vendin e parë me katër pikë të grumbulluara, një fitore dhe një barazim.
Me këtë ecuri që përfaqsuesja e Kosovës, me në krye trajnerin zvicerian Shaland, është një pretendente kryesor për të kaluar në kampionatin Europianin e vitit 2020, nëpërmjet “Ligës së Kombeve”.Ecuria e këtij ekipi ka rënë shumë në sy dhe nga mediat ndërkombëtare dhe për faktin që është një përfaqësuese e re, e cila po rritet dhe po zhvillohet në futboll me hapa galopante dhe mbreslënëse./Shqipëria.ch/