You are here
Home > Kosova > Kosova gjen në Zvicër portierin e talentuar, Saipi i bashkohet dardanëve

Kosova gjen në Zvicër portierin e talentuar, Saipi i bashkohet dardanëve

Amir Saipi do të jetë përforcimi më i ri i Përfaqësueses së Kosovës. Lajmin e ka bërë të ditur presidenti Agim Ademi në rrjetët sociale. Portieri i talentuar ka mirëpritur ftesën e ardhur nga presidenti i FFK duke pranuar të vesh fanellën e dardanëve. Gjatë ditës së sotme Ademi ka takuar edhe familjarët e Saipit duke mbyllur gjithçka sa i takon të ardhmes së portierit 19 vjeçar.

Amir Saipi aktivizohet në Ligën e Parë zvicerane me skuadrën e Schaffhausen. Portieri 19-vjeçar u transferua këtë verë nga Grasshopper. Në kampionatin zviceran Sapi ka qenë titullar katër nga pesë ndeshjet e luajtura deri më tani. Ndërsa te Kosova e presin portierët si Muriq, Ujkani dhe Bekaj. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top