You are here
Home > Futboll Bota > Kosova gjen dy rivalë ekstremesh për miqësore, sjell yje në Prishtinë dhe…Gjibraltarin

Kosova gjen dy rivalë ekstremesh për miqësore, sjell yje në Prishtinë dhe…Gjibraltarin

Kosova është duke zhvilluar bisedime me Federata të shteteve të ndryshme, për të zhvilluar miqësore në datat e lira kur duhet të luajnë edhe Kombëtaret. Një prej tyre duket të jetë mbyllur me sukses, teksa dardanët do të sjellin në Prishtinë, Danimarkën me shumë yje të futbollit europian.

Megjithëse nuk ka një datë të caktuar për zhvillimin e kësaj ndeshje, pritet që takimi të zhvillohet në datën 22 mars. Një tjetër miqësore e siguruar e që do të zhvillohet në muajin tetor, është ajo ndaj Gjibraltarit.

Dy kundërshtarë në ekstreme, pasi i përkasin niveleve të ndryshme, megjithëse shërbejnë në të gjitha rastet që futbollistët dardanas të njihen edhe më shumë me lojën e njëri-tjetrit, duke parë afrimet e shumta. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top