You are here
Home > Kombëtarja > Kosova fuqizohet në nëntor, portieri i Man.City dhe dy lojtarë të shumëkërkuar priten “krahë hapur”

Kosova fuqizohet në nëntor, portieri i Man.City dhe dy lojtarë të shumëkërkuar priten “krahë hapur”

Shaland në muajin nëntor do të ketë edhe tre afrime të reja, një portier, një mbrojtës qendre dhe po një sulmes qendre. Mbrojtësi Mirlind Kryeziu dhe Shkëlqim Demhasaj, i kanë thënë “PO” përfaqsimit të Kosovës, duke lënë pas fanellën e kuqe të Zvicrës. Dy lojtarët janë pajisur me pasaportat dhe dokumentacionin e nevojshëm duke pritur vetëm stërvitjen e parë me dardanët.

Por Shaland nuk do e mbyll me kaq. Liga e Kombeve vjen me ndeshjet e fundit dhe trajneri zviceran kërkon që të vulos gjithçka për në fazën tjetër. Përforcimi i rradhës do të jetë në katërkëndësh. Ujkani mund të hap krahun për pak vite, ndërsa Kosova ka gati pasardhësin, Arijanit Muriq. Portieri i aq shumë përfolur në kampionatin anglez nga mediat tona, është po ashtu gati për Kosovën.

Muriq ka aplikuar për pasaportë dhe së shpejti do të niset drejt Prishtinës për t’u bashkuar ekipit. Përforcime mjaft me vlerë që rrisin edhe më tepër kualitetin e Kosovës në Ligën e Kombeve, duke rritur paralelisht edhe konkurencën brenda grupit. Një situatë e tillë i nxit edhe më tepër lojtarët të japin maksimumin pasi zvendësuesi i tyre është gati për t’i marr vendin titullar në pak sekonda. Pavarsisht kësaj, Kosova pritet të jetë një surprizë e bukur e këtij viti./Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top