
Kombëtarja e Serbisë në basketboll që i përket moshës U-16, është pjesëmarrëse në një turne që po mbahet në Udine të Italisë. Së fundmi raportohet një skandal i madh nga “Kurir”, që pohoet nga vetë zyrtarët serbë.
Këta të fundit shprehen se janë sulmuar me thikë nga një shqiptar teksa ndodheshi në hotel: “Ne jemi një skuadër dhe lojtarët gjendeshin së bashku jashtë, ndërsa kishin veshur uniformat e Kombëtares. Një shqiptar ishte me biçikletë dhe nisi të na provokonte duke na thënë se Kosova nuk është Serbi, por Shqipëri. Ai nisi të na kërcënonte dhe kërkonte që të gjuante me thikë, por fatmirësisht djemtë tanë ishin atletë dhe dinin të menaxhonin situatën për të shkuar në hotel”, ka thënë zëvendës presidenti Igor Rakocevic. /Shqiperia.ch/