You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Kosova e tejmbushur me sulmuesa me potencial, Shaland: Nuk gjeta dot vend për Avdijajn!

Kosova e tejmbushur me sulmuesa me potencial, Shaland: Nuk gjeta dot vend për Avdijajn!

Kosova ka arritur të fitojë me rezultatin 3-1 ndaj Maltës, në takimin e vlefshëm për Ligën e Kombeve. Pas kësaj fitore, dardanët konsiderohen gjithmonë e më shumë si ekipi që mund të dal nga grupi, ndërsa gjithçka pritet ta vendos ai takim ndaj Azerbajxhanit.

Në Kosovën e ndërtuar nga Shaland, ka një problem të vetëm, sulmi. Të pafundëm janë futbollistët me karakter sulmues që gjenden në këtë grup lojtarësh, ndërsa trajneri zviceran e ka të vështirë që t’i përfshijë që të gjithë, brenda një takimi të vetëm.

“Patëm një pjesë të parë të mirë. Poseduam topin gjatë gjithë ndeshjes dhe ishim mjaft agresiv. Shënuam tre gola dhe dhuruam një gol për kundërshtarin. Më vjen mirë që lojtarët ruajtën qetësinë edhe kur ishim në barazim 1-1. Dua t’i përgëzojë lojtarët për këtë fitore dhe lojën e bukur që ofruan.

Lojtarët kanë karakter. Prodhuam raste dhe kjo do të thotë se jemi mirë për në të ardhmen, skuadra ka produktivitet. Grupi ishte lojtari i ndeshjes, jo një lojtarë. Nuk mund të bëj përjashtime. Ekipi reagoi mirë. Lirimi Kastrati është lojtar i shpejt, e shtyva pak aktivizimin e tij për shkak të rezultatit. Doja të aktivizoja edhe Donis Avdiaj, por nuk pati vend të mjaftueshëm. Në ndeshjet e ardhshme do ketë aktivizime për të tjetër që nuk mundën të luanin sot. Është mirë kur skuadra ka shumë lojtarë cilësor. Falenderojë edhe tifozët pasi na kanë mbështetur shumë dhe më vjen mirë që japim rezultat edhe për ta”, u shpreh Shaland. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top