You are here
Home > Bundesliga > Kosova e Shqipëria nuk zgjidhet as për pushime, talenti Rexhbecaj sa shumë larg vendlindjes

Kosova e Shqipëria nuk zgjidhet as për pushime, talenti Rexhbecaj sa shumë larg vendlindjes

“Në moshën dy vjeçare erdha në Gjermani me familjen dhe kemi përjetuar shumë vështirësi. Për prindërit tanë nuk ishte aspak e lehtë, me babain që nuk e shihja asnjëherë në shtëpi. Nuk do e harroj asnjëherë, kur nuk kishim para për të blerë këpucë, ndërsa shokët tanë e kishin këtë mundësi. Tani ëndërroj që një ditë të luajë për Gjermaninë”, do të shprehej pak ditë më parë Elvis Rexhbecaj për “Sportbuzzer”.

Pavarësisht dëshirës së madhe të Shqipërisë apo Kosovës, për të pasur si pjesë të tyren futbollistin e Wolfsburgut, duket se një gjë e tillë është e vështirë për të ndodhur. Përtej dëshirës së lojtarit në fjalë që e mundëson këtë gjë, Rexhbecaj nuk e zgjedh vendlindjen e tij as për pushime. Ndërkohë që shumë futbollistë shqiptarë kanë mbërritur në Kosovë apo Shqipëri për pushimet e fundvitit, një gjë e tillë nuk ka ndodhur me rastin në fjalë.

Rexhbecaj i ka kaluar pushimet e fundvitit në kryeqytetin e Çekisë, Pragë, për të marrë energjitë e nevojshme për rinisjen e kampionatit. Një shije e keqe ngelet për tifozët shqiptarë, të cilët kërkojnë nga lojtarët tanë që të mos e harrojnë vendlindjen e tyre. E kjo gjë nuk kërkohet thjeshtë me fjalë, por veprat janë ato të cilat flasin më tepër, e në këtë rast, e dëshmojnë më së miri sesa vlen atdheu për disa lojtarë që Kosova apo Shqipëria mund t’u kujtohet vetëm kur shohin dokumentat e tyre. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top