
Gjatë ditës së sotme është publikuar lista e Kosovës U-21, e cila drejtohet nga ana e Prekazit. Këta të fundit do të luajnë ndaj Izraelit, në takimin e vlefshëm për kualifikueset e Europianit 2019.
Takimi do të zhvillohet në datën 16 tetor, ndërsa “dardanët e vegjël” janë të dënuar për të fituar, nëse kërkojnë të mbajnë gjallë edhe ato pak shpresa që kanë për një mrekulli. Ajo që bie në sy lehtësisht në listën e Prekazit, është pjesëmarrja në te e Ardian Ismajlit.
Ky i fundit adhurohej shumë nga ana e Panuçit dhe Shqipërisë, por zgjodhi vazhdimin me Kosovën. Shaland e mori herën e fundit edhe me përfaqësuesen, por duke parë gjendjen në të cilën ndodheshin të rinjtë, atëherë hoqi dorë përkohsisht nga ky futbollist, duke ndihmuar U-21. Shumë pritet nga ky lojtar, ndërsa do të jetë pjesë edhe këtë herë me të rinjtë e Kosovës, por jo për shumë kohë, sepse vendi i tij është në ekipin e parë. /Shqipëria.ch/