
Mbrojtësi i Salzburgut, Albert Vallci, është rikthyer sërish në vëmendje si një rast për t’u trajtuar. Austria e ka bërë publike listën për dy ndeshje të rradhës, atje ku nuk përfshihet mbrojtësi shqiptar.
Por emri i tij gjendet në listën plotësuese, pra që është një nga lojtarët e mundshëm për t’u thirrur, në raste emergjente dhe dëmtimesh. Vallci konsiderohet si një lojtar me aftësi të mira në prapavijë, ndërsa në takimet e fundit u thirr nga Kombëtarja e Austrisë dhe qëndrojë në stol.
Kur hapësirat nuk u gjendën në ndeshjet e fundit që Austria kishte aq shumë mungesa në mbrojtje, e vështirë duket ëndrra e Vallcit. Por këmbëngulja e tij është e madhe, pavarësisht dëshirës që ka shprehur Kosova dhe Shqipëria për të marrë. Sipas tij, është më mirë të gjendesh në listën rezervë të Austrisë sesa të jesh pjesë e dardanëve, pasi drejtuesit e kësaj të fundit kanë vazhduar të kontaktojnë gjithmonë Vallcin, pavarësisht refuzimeve të marra. /Shqiperia.ch/