
Në datën 2 dhjetor do të hidhet edhe shorti i kualifikueseve të EURO2020. Vëmendja është e madhe për të parë grupet që do të serviren për këto kualifikuese, sidomos nga tifozët shqiptarë. Kombëtarja jonë nuk ndodhet në një moment të mirë dhe arritja në Europianin e vitit 2020 nëpërmjet “Ligës së Kombeve”, duket e pamundur.
Tashmë vështrimi hidhet për të parë shortin e kualifikueseve të europianit, ndërsa edhe këtë herë, UEFA vendos të njëjta rregulla strikte. Kosova dhe Serbia nuk mund të ndeshen së bashku, pavarësisht se çfarë do të dhurojnë goglat.
Kjio përballje do të shmanget, ashtu si edhe ajo ndaj Bosnje Heregovinës. Nga ana tjetër, Armenia nuk mund të përballet ndaj Azerbajxhanit, Spanja ndaj Gjibraltarit, ndërsa edhe Rusia nuk mund të ndeshet ndaj Ukrainës. Futbolli duhet të bashkojë, por në raste të tillë, është vetë UEFA që e kupton se fushata të tilla nuk “pijnë ujë” kur bëhet fjalë për përballje të këtij niveli. /Shqiperia.ch/