You are here
Home > Futboll Bota > Kosova dhe dy Kombëtare e duan, i magjishmi Toma shënon në “dramën” e Zvicrës

Kosova dhe dy Kombëtare e duan, i magjishmi Toma shënon në “dramën” e Zvicrës

Në vendin dhe kohën e duhur, Bastien Toma është rikthyer te goli në Zvicër, atëherë kur kërkohej më shumë. Sioni ka fituar me rezultatin 1-0 ndaj Xamaxit, ndeshjen e vlefshme për mbijetesën në elitën e helvetëve.

Dramatike do të ishte e gjitha kjo, pasi goli i mesfushorit shqiptar erdhi në sekondën e fundit të lojës. Pas një krosimi të bukur nga krahu i majtë, Toma që gjendej në zonë, nuk gaboi për ta dërguar topin në rrjetë. Pjesa e parë e sezonit për këtë futbollist nisi në mënyrë brilante, megjithëse kishte pak rënie të rendimentit gjatë muajve në vazhdim.

Goli i fundit që Toma kishte shënuar i përket nëntorit, por është rikthyer pikërisht në momentin e duhur. Shqipëria dhe Kosova e kanë bërë zyrtare interesimin për të, megjithëse aktualisht mesfushori i përket të rinjëve të Zvicrës. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top