
Gjatë ditëve të fundit te mediat në Kosovë, është shpërndarë lajmi edhe për një afrim të mundshëm të Neçip Uysal. Kapiteni i Beshiktashit është i lindur në Stamboll, por prindërit e tij janë me origjinë shqiptare.
Futbollisti 28-vjeçar i ka kaluar të gjitha grupmoshat e Turqisë, ndërsa ka zhvilluar edhe një miqësore me Kombëtaren A. Më parë edhe Shqipëria e ka kontaktuar këtë lojtar, por dëshira e tij ishte të priste Turqinë.
Duke parë se hapësirat dhe besimi nuk po i vjen prej andej, ka nisur edhe një flirtim me Kosovën. Vetë zyrtarët e dardanëve kanë konfirmuar interesimin e Usyal për t’iu bashkuar grupit të Shaland, madje një gjë e tillë ka nisur që në ndeshjet e para të “Ligës së Kombeve”.
Por janë dy pengesat kryesore, që e vështirojnë një lëvizje të tillë. Fillimisht Turqia ka vendosur një rregull të pazakontë, ndërsa kërkon para nga çdo Federatë tjetër e Futbollit, që kërkon të marrë lojtarë nga grupmoshat e saj.
Së dyti, lojtari duhet të heq dorë nga statusi i futbollistit vendas nëse i bashkohet Kosovës, gjë kjo e cila ia vështirëson shumë punët te Beshiktashi. /Shqiperia.ch/