
Përfaqësuesja e Kosovës nën udhëheqjen e trajneri zviceran Shalad, ka statistika shumë të frikshme, të cilat do t’i kishin zili edhe skuadrat më të mëdha. Me Shaland në krye dardanët në 7 ndeshje kanë marrë 6 fitore dhe vetëm një barazim.
Ndonëse kanë patur përballje me kundërshtarë më të lehtë në letër, Kosova ka resultatet më të mira në të gjithë historinë e saj. Në 11 gola të shënuar, ata kanë pësuar vetëm 1, kundrejt Maltës ditën e djeshme në stadiumin “Fadil Vokrri”. Në Kosovë po e vuajnë disi faktin e golit të pësuar, pasi kishin 6 ndeshje që nuk merrnin gol. Dëshira ishte e madhe për të vazhduar me ecurinë pozitiv të mos pësimit të golave, por një gabim trashanik në vendosje, bëri që dardanët të merrnin golin në rastin e vetëm që iu paraqit në protën e tyre.
Kosova pas 3 sifdave të “Ligës së Kombeve” renditet në vendin e parë të ligës D, me 7 pikë të grumbulluar, ku ka arritur vetëm një barazim me Azerbajxhanin dhe ka marrë dy fitore, kundër Ishujve Faraoe dhe Maltës. /Shqiperia.ch/