
Rei Manaj nuk ndodhet në momentin e tij më të mirë në Spanjë, teksa me ekipin e Albasetes hapësirat kanë munguar disi për të. Sulmuesi shqiptar aktivizohet vetëm në disa ndeshje gjatë fundit të lojës nga ana e trajnerit, ndërsa ende nuk është arritur të shënohet goli i parë në 2019.
Por mes këtyre vuajtjeve për gjetjen e besimit, “AS” shkruan se vlera e kartonit të Rei Manajt është rritur. Këtu ka ndikuar padyshim ai fillim i frikshëm i lojtarit kuqezi në fillimin e sezonit, duke e kthyer në një lojë fëmijësh gjetjen e rrjetës asokohe. Rreth 1 milionë më shumë kushton kartoni i sulmuesit tonë pas paraqitjes me Albasetes gjatë këtij sezoni. /Shqiperia.ch/