Shaland ende nuk i kishte besuar një vend te Kosova, por duke parë formën që po kalonte Flamur Kastrati në Norvegji, me shumë gjasa, rikthimi i tij mund të ishte në takimet që dardanët do të zhvillojnë në nëntor, ndaj Maltës dhe Azerbajxhanit.
Më ekipin e Kristiasund, Kastrati është kthyer në një lojtar të pazëvendësueshëm në majën e sulmit, duke arritur të shënojë 8 gola në këtë sezon. Nga ana tjetër dardanët vuajnë për një futbollist të tillë, pasi Nuhiu dhe Murriqi janë tërësisht jashtë forme.
Megjithatë, në ndeshjen që sot ekipi i Kristiasund ka zhvilluar ndaj Sandefjordit, është dëmtuar edhe Kastrati. Ai ka lënë fushën e lojës në minutën e 25, duke alarmuar skuadrën për lëndimin e tij. Nuk dihet ende sesa do të qëndroj jashtë fushave ky futbollist, që shihej si një përforcim i mundshëm për Kosovën, në takimet e fundit që do të zhvillojë për “Ligën e Kombeve”. /Shqiperia.ch/