
Ergys Kaçe nuk është grumbulluar sërish nga ana e PAOK në takimin që u zhvillua për “Play Offin” e “Europa League” ndaj Slovan Bratislavës. Kjo ka shtyrë edhe mediat greke, që të flasin për një largim të mundshëm të mesfushori shqiptar.
Ndërsa jemi në një moment të tillë, për të shtuar gjithë konfuzionin e madh në Greqi, ka menduar klubi i Panathinaikosit. Teksa kanë publikuar listën për ndeshjen e nesërme që do të zhvillojnë ndaj Lamias, kjo skuadër ka gabuar me dy futbollistë.
Mes tyre gjendej edhe emri i Ergys Kaçes i cili është pjesë e PAOK, por që ishte në listën e Panathinaikosit dhe i gatshëm për ndeshjen ndaj Lamias. Tifozët kanë reaguar menjëherë duke kërkuar më shumë shpjegime, ndërsa klubi ka fshirë foton, duke postuar një tjetër që nuk e përfshinte Ergys Kaçen. /Shqiperia.ch/