You are here
Home > Kombëtarja > Konfirmoj vetveten! Tani “PO”, skuadra angleze mund të nxitojë për të marrë Taulant Xhakën

Konfirmoj vetveten! Tani “PO”, skuadra angleze mund të nxitojë për të marrë Taulant Xhakën

Vetëm pak orë përpara se Shqipëria të luante ndaj Izraelit, nga mediat angleze erdhi një lajm i bujshëm: “Njuksaëll pranë Taulant Xhakës”.

Skuadra angleze kërkon një tjetër mesfushor për ta përdorur si titullar në ndeshjet e saj dhe vështrimi u drejtua te luani i Kombëtares. Karakteri i tij i lojës dhe grinta që ka në fushë, Taulanti ashtu si edhe Graniti, janë krijuar për të qenë pjesë e futbollit anglez.

Me paraqitjen e kryer ndaj Izraelit, Xhaka ka konfirmuar vetveten dhe ka shuar çdo dyshim të vogël që mund të ekzistonte për të. Në ditët më të mira, ai është një fenomen në fushë, askush nuk mundet ta ndalë atë. Çuditërisht, për shkak të tekave të trajnerit të Bazelit, mesfushori shqiptar ka përfunduar në stol, por jo për shumë kohë, pasi në janar mund të udhëtoj drejt Anglisë. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top