You are here
Home > Kryefaqja > Konfirmohet lajmi i “Shqiperia.ch”, talenti i Shpresave kuqezi largohet sërish nga Sampdoria

Konfirmohet lajmi i “Shqiperia.ch”, talenti i Shpresave kuqezi largohet sërish nga Sampdoria

  • Në ditën e djeshme “Shqiperia.ch” do të jepte lajmin se Xhakomo Vrioni kishte përgatitur valixhet për t’u larguar sërish nga Sampdoria, ndërsa zyrtarizimi te Citadela do të ishte vetëm një çështje orësh. Ashtu edhe ndodhi, pasi talenti i Shqipërisë U-21 e ka zyrtarizuar këtë marrëveshje, ndërsa më parë kishte kaluar në huazim te Venecia.

Sampdoria nuk i ofronte mundësitë dhe hapësirën e nevojshme Vrionit, për të kaluar në një tjetër huazim në Serinë B.  I lindur në vitin 1998, ky futbollist është një nga elementet më të mira që ka Shqipëria U-21 dhe pritet shumë prej tij në të ardhmen. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top