Në orën 16:00 të ditës së sotme, ekipi i Rangersit do të ndeshet në shtëpi ndaj Dundes. Fillimisht pritej që Eros Grezda të ishte në tribunë edhe për këtë takim, pasi nuk e ka marrë ende gjendjen fizike të duhur.
Megjithatë futbollisti i Kombëtares i ka djegur etapat dhe ka dhënë maksimumin për të qenë pjesë e takimit të sotëm, duke ia dalë në një farë mënyre. Talenti i Shqipërisë do të jetë në stol dhe i gatshëm për ndeshjen e sotme.
Sipas të gjitha gjasave dhe fjalëve të Gerrard në konferencën për shtyp, për Grezdën do të ketë disa minuta aktivizimi në pjesën e dytë, për herë të parë me fanellën e Rangersit. /Shqipëria.ch/