You are here
Home > Futboll Bota > Komike/ Jurgen Klop si trajneri i Liverpulit, njëkohësisht edhe në stadiumin e Totenhemit

Komike/ Jurgen Klop si trajneri i Liverpulit, njëkohësisht edhe në stadiumin e Totenhemit

Gjatë ditës së sotme janë luajtur dy ndeshjet çerekfinaliste të “Champions League”, atje ku Totenhemi ka fituar me rezultatin 1-0 ndaj Manchester City, ndërsa nga ana tjetër Liverpuli ka kaluar Porton në shifrat 2-0.

Por jemi në kohën e internetit, me një situatë komike që ka marrë dhenë në rrjetet sociale. Një tifoz është fokusuar gjatë minutës së 85 të takimit të Totenhemit, që kishte një ngjashmëri të frikshme me trajnerin e Liverpulit, Jurgen Klop.

Në “Twitter” janë të shumta postimet e tifozëve, që shprehen se gjermani “ka braktisur” Liverpulin e tij, vetëm për të parë një ndeshje më emocionuese, si ajo Totenhem-Manchester City. Sigurisht e gjitha kjo është një situatë komike, pasi Klop jo vetëm që ka qënë në karrigen dhe detyrën e tij, por e ka bërë atë sërish në mënyrën më të mirë, pasi Liverpuli është me një këmbë në gjysmëfinale. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top