You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Komike deri diku, Muriqi ka një problem serioz: E kam këmbën 48.5, nuk gjej këpucë për mua

Komike deri diku, Muriqi ka një problem serioz: E kam këmbën 48.5, nuk gjej këpucë për mua

Vedat Muriqi ka kaluar sezonin më të mirë të karrierës, atje ku ka shënuar në pjesën më të madhe të ndeshjeve në kampionatin turk me Rizesporin. Kjo ka bërë që shumë nga skuadrat e njohura turke të interesohen për të, falë statistikave mbreslënëse të një sezoni të mbyllur.

Por sulmuesi ka një problem serioz, megjithëse është edhe po aq komik. Në një prononcim për “Insporti”, Muriqi është shprehur se e kishte problem të gjente numrin e këpucës së tij sportive, pasi e ka këmbën 48.5 dhe i duhet t’i gjejë me porosi.

“Është e vërtetë se kam problem të gjej numër të këpucëve sportive] se numrin e këmbës e kam 48.5. Në shumicën e patikeve apo këpucëve të futbollit nuk ka [numër], sidomos këpucëve të futbollit.

Më herët, falënderoj ata që jetojnë në Finlandë – tezja, tezakët e të tjerët më kanë sjellur më herët – por tash me kalimin e kohës po mund të gjej ndonjë palë, por jo ato që po i dua unë, sepse nuk ka numra për të gjitha ato që po i dua unë.

Kështu që për këpuca futbolli, në internet prej Anglisë, prej Gjermanisë çkado që po mund të gjej, ato mund t’i porosis. Është një uebfaqe që e kam gjetur dhe aty ka, 48.5 është numri i fundit. Nëse rritet edhe pak këmba, s’do të ketë më këpucë për mua, kështu që do ta kem problem”, tha duke qeshur Muriqi. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top