
Në kohën kur Mali i Zi do të përballej me Kosovën, pak orë para ndeshjes u njoftua se trajneri i vendasve asokohe Ljubisa Tumbakovic, do të braktiste takimin për shkak se kishte prejardhje serbe. Faktikisht presionet ishin të vazhdueshme që kur u njoftua për këtë përballje dhe Tumbakovic arriti t’i bënte ballë, duke konfirmuar prezencën e tij.
Por sa më shumë afrohej ndeshja, aq më i madh ishte edhe presioni që vinte nga Serbia. Duke mos pasur një alternativë tjetër, Tumbakoviç zgjodhi të braktiste stolin e tij. Te Mali i Zi do të vinte shkarkimi i menjëhershëm, ndërsa te Serbia i ofruan vendin e trajnerit.
Zyrtarizimi ka ardhur, me Tumbakovic që ka aktruar duke thënë se vendimi i Kosovës ishte tërësisht personal, duke fshehur kërcënimet dhe presionet e marra. Ndërkohë komentatori i njohur serb, Milojko Pantic, ka treguar gjithë të vërtetën duke u shprehur se Kosova nuk kishte të bënte fare në vendimin e këtij trajneri që të mos ishte në stol ndaj dardanëve, duke nënkuptuar gjithë prapaskenën që vinte nga Beogradi. /Shqiperia.ch/