“Kololli është i vetmi futbollist i Zurichit që po tregon aftësitë dhe talentin që zotëron te kjo skuadër”. Kështu janë shprehur komentatorët italian për futbollistin e Kosovës, Benjamin Kololli.
Zurichi ka ngushtuar diferencën ndaj Napolit, në atë humbje me shifrat 1-3. Një takim ky i dominuar tërësisht nga italianët, ndërsa futbollisti shqiptar shënoi golin e nderit. Nga pika e bardhë e penalltisë, Kololli nuk ka gabuar, madje ka dhuruar spektakël pasi e ka shënuar me panenka.
Festimi i Kolollit nuk mund të përmbahej pavarësisht humbjes 1-3, për vetë mënyrën e realizimit të golit dhe emrit të kundërshtarit që ishte përballë. /Shqiperia.ch/