
Festë e madhe për Myrto Uzunin që ka gjetur golin te Lokomotiva e Zagrebit, megjithëse realizimi i dha vetëm një pikë kësaj skuadre.
Ndaj Varazdin nuk është marrë më shumë se rezultati 1-1, ndërsa kombinimi i golit ishte nga lojtarët shqiptarë. Pas një krosimi fantastik të Lirim Kastratit, Uzuni dërgoi topin në rrjetë dhe nisi festën me shqiponjë. Një çlirim për sulmuesin e Kombëtares që po e vuante disi gjetjen e golit. /Shqiperia.ch/