You are here
Home > Kombëtarja > Kombëtarja U-20 publikon listën e lojtarëve të grumbulluar, i jep prioritet futbollit në Shqipëri

Kombëtarja U-20 publikon listën e lojtarëve të grumbulluar, i jep prioritet futbollit në Shqipëri

Tashmë ekipet Kombëtare duan edhe pak kohë që të zbresin në fushën e lojës për t’u ndeshur me ekipet respektive për eleminatoret e Europianit. Ditën e djeshme trajneri i kuqezinjve U-20, Ilir Biturku, ka shpallur listën e lojtarëve të grumbulluar, të cilët do të zhvillojnë një fazë përgatitore.

Skuadra që ai drejton do të zhvillojë këtë mini fazë në resortin “Tropikal”, të qytetit të Durrësit deri më datën 30 janar. Deri në këtë ditë, trajneri Biturku, do të ketë mundësinë të shikojë gjëndjen fizike të futbollistëve të grumbulluar, për të patur një ide më të mirë për lojtarët që do të ketë në përbërje të së ardhnes. Gjatë këtyre ditëve Shqipëria U-20, ka planifikuar edhe një miqësore përball skuadrës së Partizanit B, teksa kjo sfidë do të luhet ditën e mërkurë.

Në futbollistët që numri një i pankinës kuqezi ka grumbulluar, vihen re afrimet e shumë lojtarëve të rinj dhe jo vetëm nga kampionati shqiptar. Ilir Biturku ka grumbulluar lojtarë edhe nga skuadrat e klubeve të moshave të kampionatit maqedonas, teksa mendohet që mund të jenë aspiratë për një të ardhme tek Kombëtarja e madhe. Deri atëherë, ata duhet të tregojnë vlerat e tyre se me të vërtetë e meritojnë atë fanellë që peshon shumë rëndë. Ja dhe lista e plotë e lojtarëve të grumbulluar për këtë mini fazë përgatitore të Shqipërisë U-20:

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top