You are here
Home > Kombëtarja > Kombëtarja nuk kishte asnjë ndikim, në Skoci thuhet qartë: Eros Grezda të gjej ekip të ri!

Kombëtarja nuk kishte asnjë ndikim, në Skoci thuhet qartë: Eros Grezda të gjej ekip të ri!

Eros Grezda nuk është grumbulluar nga skuadra e Rangersit, në përgatitjen që ekipi i Gerrardit po zhvillon në Portugali në sezonin e ardhshëm. Menaxheri i sulmuesit shqiptar do të dilte me një deklaratë, ku mohonte largimin, duke u shprehur se e gjitha kjo erdhi pas disa problemeve pas bashkimit të Grezdës me Shqipërinë, që ia bën të pamundur udhëtimin me skuadrën e tij.

Por në Skoci japin një tjetër variant, që faktikisht duket edhe më i sigurti. “The Scottish Sun” raporton se në listën e largimeve për sezonin e ardhshëm, përfshihet edhe Eros Grezda. Madje futbollistit kuqezi i është thënë hapur që duhet të gjej një ekip të ri në merkaton e verës. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top