
Një nismë e re mbështetëse për momentet e vështira që po përjeton Shqipëria, ka ardhur edhe nga Kombëtarja kuqezi. Këta të fundit kanë hapur disa llogari ku kanë kontribuar në mënyrë personale për t’i ardhur në ndihmë banorëve të prekur, por njëkohësisht duke ftuar edhe të tjerët që të ndihmojnë me vlerë momentare. Kjo pasi dëmet e tërmeteve kanë qenë katastrofike dhe bëhet fjalë për shumë të madhe parash për t’i ardhur në ndihmë banorëve të prekur, që t’u lehtësohet sadopak gjendja e vështirë ku ndodhen. Nëpërmjet një reagimi në faqen zyrtare të FSHF-së thuhet:
Në rrjetet sociale të gjithë lojtarët kanë shpërndarë thirrjen e tyre, ku të gjithë shqiptarët mund të japin kontributin e tyre. “Ne, djemtë e ekipit Kombëtar shqiptar kemi ndërmarrë nismën për të kontribuar financiarisht për të prekurit nga tërmeti shkatërrimtar që goditi Shqipërinë. Ftojmë të gjithë shqiptarët kudo ku ndodhen të kontribuojnë në llogarinë e hapur nga grupi. Ne jemi një skuadër e pandarë dhe sëbashku do ti kalojmë këto momente të vështira për vendin tonë”, shkruajnë djemtë kuqezi në faqet e tyre, ku publikojnë dhe të dhënat ku secili mund të japë kontributin.
Ftojmë të gjithë shqiptarët kudo ku ndodhen të kontribuojnë në llogarinë bankare:
Monedha: LEK
Union Bank Sëift Code UNALALTR
IBAN: AL79214111060117141628020118
Monedha: EUR
Union Bank Sëift Code UNALALTR
IBAN: AL73214111060117141628020129
Monedha: USD
Union Bank Sëift Code UNALALTR
IBAN: AL67214111060117141628020140