
Kombëtarja shqiptare ka nevojë për përforcime e Panuçi ndërhyn edhe në staf, jo vetëm te grupi i lojtarëve. Dy mjekë të rinj do të jenë te Shqipëria, të cilët janë ekspertë ortopedikë në dëmtimet e futbollistëve.
Më saktësisht bëhet fjalë për dy bashkëkombas të Panuçit, Biago dhe Lorenzo Morreti, që janë babë e bir. Ata vijnë nga ekipi i Barit që ka falimentuar në sezonin e shkuar për shkak të problemeve që kishte kjo skuadër në drejtimin e saj.
Tashmë Shqipëria kërkon të përforcohet në të gjitha drejtimet, ndërsa tifozët presin përgjigjen me rezultatet pozitive nga fusha e lojës./Shqipëria.ch/