Kur brohoritjet të nisin shumë orë përpara zhvillimit të ndeshjes së Kombëtares, ti nuk do të më kuptosh, do të më marrësh për të çmendur. Kur të valvisë flamurin kuqezi në rrugët e disa qyteteve shqiptare, njerëzit do të më përqeshin sepse unë jam i pazakonti në mesin e tyre.
Kur të lotojë sepse Kombëtarja ime fitojë në rastin më të mirë, osë dështoji në më të keqin, ti do të më tregosh problemet e tjera që ne kemi dhe hallet që po na mbysin në përditshmërinë tonë. Më kritiko, analizo, paragjyko dhe mendo ashtu siç t’i dëshiron apo të bjerë më mirë në interesin tënd, por kjo Shqipëri i ka edhe disa tifozë besnik që nuk e braktisin për asnjë arsye të vetme.
Ne nuk kemi vetëm shembuj negativ, të atyre që na çojnë në botën “e tretë”, por kemi edhe shumë modele të tjera, që gjitha bota mbarë i sheh me zili, pavarësisht se ne nuk i shfrytëzojmë asnjëherë.
Mos më quaj si patriot vetëm për ndeshjet që zhvillon Kombëtarja, pa më thuaj, ti që e bën këtë gjykim, çfarë ke bërë për kombin tënd? Kjo e imja është nga ato dashuritë me shikim të parë, që sado mundohesh ta harrosh dhe heqësh nga kujtesa, sepse e di që nuk është më e mira për ty dhe mund të dëmtojë, prapë nuk mundesh, je i tërhequr përjetësisht pas saj. Kështu ka qenë e shkruar, ne do të jemi të dashuruar marrëzisht pas Shqipërisë, nuk mund të bëjmë pa të.
Nuk ka rëndësi, sot Panuçi, dje De Biazi dhe nesër mund të jetë një tjetër trajner, cilidoqoftë ai, për të marrë rrogën e tij dhe për t’u larguar në një punë tjetër, akoma më të mirë kur të jetë mundësi. Këtu në fund do të ngelemi sërish ne, bashkë, pavarësisht të gjithave.
Dashuria ime për këtë komb do të vazhdoj të jetë po ajo, po e njëjta, pa shtuar dhe hequr asgjë prej saj. Eja! Eja edhe ti për ta ndihmuar akoma më shumë Kombëtaren time, Kombëtaren tonë, ajo ka nevojë edhe për ty. Çfarë po pret? /Shqipëria.ch/