You are here
Home > Kombëtarja > Kololli “hesht” pas shumë kohësh! E kishte bërë baltë, por për Zurich shënon sërish një shqiptar

Kololli “hesht” pas shumë kohësh! E kishte bërë baltë, por për Zurich shënon sërish një shqiptar

Një lojtar i mrekullueshëm dhe që nuk e gjen një të dytë lehtësisht për të tek Zurich, Kololli ka qenë një lojtar i pazëvendësueshëm me formën që ka treguar kohët e fundit.

Nëse futbollisti i Kosovës nuk ishte duke shënuar, atëherë me patjetër që po ndihmonte skuadrën me pasën e fundit te goli. Por gjërat nuk kanë shkuar kështu në takimin e fundit, atje ku Zurich fiton ndaj Leverkusenit me rezultatin 3-2.

Pasi kishte shënuar thuajse gjithmonë në kohët e fundit, aqsa e kishte bërë “baltë”, Kololli nuk ka arritur të gjejë rrjetën ndaj skuadrës gjermane. Gjithsesi, për Zurich ka shënuar një tjetër shqiptar. Flitet vetëm për origjinën e tij, sepse Domgjoni është mesfushori që ka zgjedhur Zvicrën për të përfaqësuar dhe ndodhet në 21-vjeçarët e helvetëve. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top