You are here
Home > Futboll Bota > Kololli habit edhe të huajt: Kosova shet 100.000 bileta për 3 orë, flas shqip vetëm me nënën

Kololli habit edhe të huajt: Kosova shet 100.000 bileta për 3 orë, flas shqip vetëm me nënën

Benjamin Kololli ka folur në një intervistë të gjatë për “UEFA”, sa i përket arritjes së madhe të Kosovës në Ligën e Kombeve, por edhe mënyrës së përjetimit nga tifozët.

Me shumë krenari, futbollisti i Zyrihut është shprehur se dardanët mund të shesin edhe 100.000 bileta për një ndeshje, madje këtë gjë mund ta bëjnë për tre orë të vetme. Disi e ekzagjeruar në pamje të parë e gjitha kjo, duke parë numrin e vogël të popullsisë, por Kololli e di më së miri lidhjen e tifozëve të Kosovës me futbollin.

“Në Kosovë janë shumë fanatik rreth futbollit. Mund të them, të çmendur më mirë. Ju e keni parë sesi u shitën biletat e fundit ndaj Azerbajxhanit, për pak orë të gjitha. Unë mendoj se edhe po të kishim një stadium prej 100.000 vëndesh, biletat mbylleshin për tre orë.

Në përgjithësi jemi njerëz të mirë, gjithmonë më kanë thënë se kosovarët janë mikpritës. Nuk gjen askënd që të thotë të kundërtën. Ndoshta mund të nxehemi pak shpejt kur na ofendojnë në mënyrë  të drejtpërdrejtë dhe kjo ka ndodhur me mua në Zyrih.

Në shtëpinë time flitet nga të dy gjuhët, frëngjisht dhe shqip. Me nënën flas më shumë shqip, ndërsa me babain frëngjisht. Kjo pasi vetë familja e kërkonte një gjë të tillë, që unë ta dija sa më mirë gjuhën frënge, por pa harruar edhe atë shqipe. Madje kjo më ka ndihmuar të kuptoj edhe shumë mirë italishten, pasi disa fjalë shqipe janë të përafërta me të”, u shpreh Kololli. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top