
Natyrisht që sportëdashësit janë të shumtë për klubet e mëdha europiane, ku këto skuadra kanë tifozë thuajse në çdo cep të botës. E tillë është edhe skuadra e Milanit, teksa kuqezinjtë gëzojnë një popullaritet tepër të madh në trevat shqiptare. Italianët po rikthehen aty ku u takon, pasi këtë vit kalendarik kanë treguar të gjithë potencialin e tyre për të arritur objektivat.
Me afrimet të lojtarëve si Piatek dhe brazilianit Paketa, menjëherë kanë rrëmbyer zemrat e tifozëve kuqezi.
Fundjavën që lamë pas, Milani arriti të mposhte një kundërshtar direkt në tabelën e renditjes siç është Atalanta me rezultatin 1-3 në favor të kuqezinjve. Siç jemi mësuar të shohim, pas ndeshjes, tifozë të ndryshëm vërsulen për të marrë autografe apo dhe fanellën e idhullit të tyre. Ajo çka mund të veçojmë se 2 fëmijë kërkuan fanellën e Paketës. Lojtari ishte në mëdyshje dhe fëmijët ranë dakort që të hidhnin me short(kokë a pil) se kush do ta merrte fanellën e tij. Ajo çka bëri xhiro në rrjet, ishte se mesfushori braziliani qëndroi aty duke parë se kush do të fitonte deri në fundin e shortit dhe natyrisht fanellën ia dha atij fëmijës që fitoi./Shqiperia.ch/