
Për të gjithë adhuruesit shqiptarë të videolojrave sportive, ka njoftime të mira. FIFA 2019 do të dali në treg në versionin e saj të plotë, pas rreth 1 jave dhe çdokush mund ta ketë pjesë të tijën.
Nuk mbaron këtu, për herë të parë pas shumë kohësh pritje, një futbollist i Shqipërisë do të hyjë tek më të mirët në këtë lojë sportive. Kështu, mes 10 portierëve më të mirë në botë të përzgjedhur nga ana e FIFA 2019, duke u bazuar në aftësitë e tyre, renditet edhe Thomas Strakosha.
Më parë ishim mësuar me futbollistë me origjinë shqiptare, të cilët vlerësoheshin shumë edhe nga ana e videolojrave, por tashmë kemi një futbollist të kombëtares shqiptare mes më të mirëve.
Portierët më të mirë sipas FIFA 2019
- Samir Handanovič
2. Wojciech Szczęsny
3. Mattia Perin
4. Pepe Reina
5. Salvatore Sirigu
6. Andrea Consigli
7. Gianluigi Donnarumma
8. Stefano Sorrentino
9. Antonio Mirante
10. Thomas Strakosha