
Një gjyq i hapur do të ishte ai që zviceranët do të ofronin për futbollistët që festuan me shqiponjë në Rusi, teksa Shaqiri, Lihtshjaner dhe Xhaka do të kërkonin falje për veprimin e bërë.
“Ndjesë, nëse festoj sërish me shqiponjë, atëherë do të ishte budallallëk”, ishte kjo deklarata e bërë nga ana e futbollistit të Arsenalit, në konferencën për shtyp përpara ndeshjes me Islandën.
Pasi e tërhoqi shqiponjën e tij, është koha që Granit Xhaka të marrë shpërblimin që i takon, shiritin e kapitenit. Mesfushori shqiptar do të jetë ai që do të udheheq zviceranët si lider në takimin e sotëm, teksa e ka fituar duelin që kishte me portierin Somer, duke u graduar në këtë mënyrë, pavarësisht polemikave të shumta që janë krijuar kohët e fundit.
Nga ana tjetër, futbollisti tjetër që festoi me shqiponjë ndaj Serbisë dhe që pritej të ishte lider i ditës së sotme, nuk do të jetë as në stol, por do të përfundoj në tribunë, së bashku me tifozët e tjerë zviceranë. /Shqipëria.ch/